Shqipëri: 716 raste të reja me COVID dhe dy të vdekur
Lexohet për: 1 min.
COVID
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 716 raste të reja me koronavirus nga 1.590 testime dhe dy të vdekur.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 303. Janë 8.239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin dhe 1055 të shëruar në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar  312.097 raste, prej tyre 300.313 janë shëruar, 8.239 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.545 pacientë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025