Shqipëri: 7 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit
Lexohet për: 1 min.
covid-19-test
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit kanë rezultuar të infektuar me COVID-19, 7 qytetarë nga 109 testime.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bëri të ditur se rastet e reja rezultuan në këto bashki: 3 në Tiranë, 2 në Delvinë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Kuçovë.

Janë 251 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,656 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bëri sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar gjithsej 331.499 raste pozitive me koronavirus, prej tyre 327.656 janë shëruar, 251 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.592 pacientë./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024