Shqetësuese dhuna te të miturit, rreth 2 mijë raste për një vit në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Të miturit e moshës 14-18 vjeç po vazhdojnë të përfshihen në vepra të ndryshme të dhunshme si rrahje, aksidente në komunikacion, madje edhe në vrasje e armëmbajtje pa leje. Derisa ata mund të dënohen deri me 10 vjet burg, po kërkohet të ndryshohet ligji, pasi po konsiderohet si jo i ashpër kur bëhet fjalë për raste të tilla. Psikologët ndërkaq tregojnë mbi arsyet e mundshme të dhunës dhe masat urgjente që duhet ndërmarrë për parandalimin e tyre.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm vitin e kaluar nga të gjitha rastet, 1.992 prej tyre janë evidentuar se janë kryer nga personat nën moshën 18-vjeçare.

Rasti tragjik i vrasjes së të riut Lulzim Fejzullahu në Podujevë ka ngritur debate nëse ligji ndaj të miturve që kryejnë vepra të ndryshme është i duhur.

Avokati Tomë Gashi thotë për KosovaPress, se të gjitha institucionet duhen të punojnë së bashku në edukimin e fëmijëve, në mënyrë që të parandalohet dhuna në mesin e tyre.

Avokati Gashi shtron nevojën e ndryshimit të kodit penal për të miturit, pasi qëvepra penale është e pariparueshme dhe dënimet do të duhej të ishin në proporcion me rrezikshmërinë që ato krijojnë.

Ndërsa, psikologu Petrit Thaçi për KosovaPress thotë se duhet hulumtuar zanafilla e të miturve në familjet në të cilat ata janë rritur dhe edukuar, për të parë se cilat janë arsyet e vërteta që i shtyjnë ata të bëhen të dhunshëm.

Ai tregon edhe arsyet e mundshme, të cilat mund të ndikojnë në krijimin e një natyre të dhunshme te personat e mitur.

Psikologu Thaçi potencon rëndësinë e arsimit dhe edukimit që nga fëmijëria, pasi kjo ndikon në zhvillimin e mëvonshëm të personalitetit në moshë të pjekur dhe se për këtë një rol të madh duhet ta kenë edhe institucionet përkatëse së bashku me vetë prindërit.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Ndryshe, mbi 176 mijë vrasje ndodhin çdo vit mes të rinjve 15-29 vjeç ose 37 për qind të totalit të vrasjeve në botë, sipas një raporti të OBSH-së në tetor 2023./A.Shala

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024