Shporta minimale për një familje katër anëtarëshe në Maqedoni arrinë në 995 euro
Biznes
Lexohet për: 1 min.
cmimet-e-konsumit-696x392-1
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë ka llogaritur vlerën e shportës minimale sindikaliste për muajin tetor 2024. Që një familje katër anëtarëshe të mund të jetojë për bazë  i nevojiten 61 249 denarë, ndërsa në krahasim me muajin shtator kjo vlerë është më e ulët për vetëm 57 denarë.

Nëse jetohet me qera në apartament prej 60 m2, për muajin tetor kostoja e shportës konsumatore është 76 624 denarë. Sipas kreut të Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafilov, edhe pse masa e Qeverisë për kufizimin e marzheve ka dhënë pjesërisht rezultatin e dëshiruar, lakmia e tregtarëve është më e madhe dhe shteti duhet urgjentisht t’i frenojë ato.

Sindikatat kërkojnë që Qeveria t’i përfshijë në krijimin e masave që ata të jenë më të mira, të bëhen kontrolle më të mëdha dhe nëse është e nevojshme të ketë edhe ndëshkime për tregtarët e paskrupull që pasurohen në kurrizin e punëtorëve dhe qytetarëve./Alsat.m/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024