Shporta minimale e blerjeve në Mal të Zi në tetor është 793.9 euro
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Vlera e shportës minimale të konsumit në Mal të Zi ishte 793.9 euro në tetor 2022, që është 1.6 për qind më shumë se në shtator, njoftoi agjencia kombëtare e statistikave Monstat.

“Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike arritën në 373,1 euro, që është 1,7 për qind më shumë se në shtator”, thuhet në deklaratën e Monstat-it, përcjellë portali CdM.me.

Sipas treguesve statistikorë, shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore janë rritur në baza mujore me 1.4 për qind në 420.8 euro.

Shporta e konsumit minimal i referohet konsumit familjar që përfshin produktet dhe shërbimet ushqimore dhe joushqimore, të cilat janë të nevojshme për ruajtjen e jetës dhe kapacitetit të punës së anëtarëve të familjes.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025