Robert Neçaj, është djali i ri i cili shpëtoi nga mbytja dy shtetas nga Kosova, në Shëngjin, para disa ditësh.
“Ngjarja ka qënë shumë e rëndë. Djali i rrezikuar ka pasur kriza epilektike në ujë dhe e motra, që ka qënë pranë ka shfaqur momente paniku. Robertit i është dashur t’i shpetojë të dy. Sigurisht që është e vështirë të dalloj simpotmat dhe gjithë rrjedhshmërinë e ngjarjes. I ka dhënë jelekun e shpëtimit vajzës, vajza nga paniku e ka goditur në kokë, por arriti t’i nxjerrë të dy dhe ti nxjerrë në breg”, u shpreh Erdit Gega, president i Federatës shqiptare “ Vrojtuesit e plazhit”.
“Shmangu një tragjedi që ndoshta do kishte zënë vendin e parë të media nëse do të kishte ndodhur, por falë zotit Robeti u gjend aty në vendin e duhur”, tregoi më tej Gega.
Edhe pse ka bërë thjesht detyrën, Erditi, shpresonte që të paktën dikush të interesohej për Robertin. Madje ai i tërheq vëmëndjen edhe mediave.
Në Shqipëri janë rreth 1200 vrojtues plazhi, në ndihmë të pushuesve./Euronews Albania/