Shpërthimi në Ujman, flasin ekspertët: Tendencë për frikësim nga qarqet serbe
Lexohet për: 2 min.
Liqeni-i-Ujamnit-220724
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Hedhja e mjetit shpërthyes në liqenin e Ujmanit, në momentet që po laheshin qytetarët e Kosovës ditën e djeshme po vlerësohet nga ekspertët e sigurisë si tendencë për frikë nga “mbeturinat” e krimit të organizuar të lidhur me qarqet e caktuara serbe e deri te presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Të njëjtin, e vlerësojnë si një akt terrorist, i cili sipas tyre nuk ka lidhje aspak me rastin e policit serb të vrarë.

Eksperti i sigurisë, Avni Islami përmes KosovaPress-it inkurajon të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë Ujmanin dhe të mos bëhet shkak një akt i tillë dhe të stopojnë vizitën e tyre në liqen.

Ndërsa, sipas ekspertit tjetër Nuredin Ibishi duhet të theksohet prania më e madhe e policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, me qëllim të parandalimit të këtyre rasteve që sipas tij mos të ekzagjerohen në forma të tjera.

Ndaj këtij akti ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se “Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervozizmi u bëhet agresivitet”.

Kurti, ka thënë se institucionet e sigurisë do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë.

Policia e Kosovës, sot ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve në lidhje me rastin e shpërthimit në afërsi të Ujmanit, rreth orës 21.00 ka bastisur një shtëpi në zonën e Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani i ka thënë KosovaPress-it se gjatë bastisjes policia ka sekuestruar në mes tjerash edhe tri radiolidhje dhe një veturë.

Nga ky shpërthim janë dëmtuar së paku dy vetura, ndërsa të lënduar nuk ka.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025