Dy nga të lënduarat nga shpërthimi i bombolës së gazit në Kçiq që po vazhdojnë trajtimin në Mjekimin Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të varura nga aparatura mjekësore, ndërkaq një paciente tjetër është me vetëdije, ndonëse lëndimet janë serioze.
Kështu bënë të ditur për KosovaPress, Shaqir Uka, shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, i cila tha se gjendja e tyre është stabile, por që nuk përjashton rrezikun për jetë, meqë sipas tij lëndimet janë serioze.
Ai thekson se pacientët kërkojnë trajtim të gjatë dhe intensiv.
Ndërkaq, përmes një përgjigje me shkrim për KosovaPress, drejtoresha e Klinikës së Kirurgjisë Plastike, Violeta Zatriqi thotë se gjendja e gjashtë pacientëve të shtrirë në këtë klinikë është stabile.
Të shtunën, Policia e Kosovës njoftoi se 14 persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin në Kçiq të Madh të Mitrovicës së Jugut./Z.Zeneli/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...