Shpërthimi misterioz i pneumonisë, Tajvani apelon shtetasit e vet të shmangin Kinën
Lexohet për: 2 min.
pneumonia
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tajvani po u bën thirrje fëmijëve, të moshuarve dhe pacientëve me imunitet të dobët të mos udhëtojnë në Kinën kontinentale mes një shpërthimi të një pneumonie misterioze në vend.

Ministria e Shëndetësisë e Tajvanit u ka thënë qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Kinë nëse nuk është e nevojshme, thuhet në një deklaratë të enjten.

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, këmbënguli disa orë përpara urdhrit të ri të udhëtimit që autoritetet kanë situatën 'nën kontroll efektiv'.

Skenat e punëtorëve që spërkasin dezinfektues nëpër shkolla dhe rrugë, dhe imazhet e turmave në spitale duke mbajtur edhe maska, kanë ngjashmëri rrëqethëse me ditët më të hershme të Covid.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ka të dhëna nga skena që tregojnë se përhapja e krizës në Kinë është rezultat i sëmundjeve të zakonshme të frymëmarrjes sesa një patogjen i ri.

OBSH: Rastet globale të malaries tejkaluan nivelet para pandemisë së COVID-19 - KosovaPress

Tajvani, i cili ka qenë i kujdesshëm ndaj fqinjit të tij që nga mbulimi origjinal i SARS-it më 2003, po u bën thirrje qytetarëve të tij të mos udhëtojnë në territorin e Kinës, Hong Kongut dhe Makaos përveç rasteve kur është e nevojshme.

Në deklaratë thuhet se nëse udhëtimi në Kinë do të ishte i pashmangshëm, atëherë shtetasit tajvanezë duhet të vaksinohen kundër gripit dhe Covid përpara udhëtimit.

Zyrtarët kinezë dhe OBSH-së kanë këmbëngulur se rritja e rasteve po shkaktohet nga një grip, virus i frymëmarrjes (RSV), dhe mycoplasma pneumoniae, një infeksion bakterial që çon në pneumoni. /Daily Mail

Kryeqyteti i Kinës raporton mbi 72.000 raste të sëmundjeve infektive - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025