Shpërthimet diellore janë të papritura dhe të dhunshme të energjisë që burojnë nga sipërfaqja e Diellit. E para e cila ndodhi më 1 tetor, ishte me fuqi X7.1, ndërsa e dyta X9.05, më 3 tetor. Ky i fundit është shpërthimi më i fuqishëm diellore në këtë cikël diellor, i cili aktualisht është në kulmin e tij.
Nxjerrja në masë e koronës, e lidhur me këto shpërthime, pritet të arrijë në Tokë midis datave 3 dhe 5 tetor. Ato mund të shkaktojnë stuhi gjeomagnetike që mund të ndikojnë në komunikimet radio, rrjetet e energjisë dhe sinjalet e navigacionit.
Çfarë janë shpërthimet diellore?
Ato krijohen kur fusha magnetike në Njollat Diellore - pjesët më të errëta dhe më të ftohta të sipërfaqes së Diellit - ndryshon papritur, linjat magnetike rilidhen dhe lëshojnë një sasi të madhe energjie në formën e rrezatimit elektromagnetik.Tashmë janë regjistruar shqetësimet e para
Shpërthimi i fundit, i cili arriti kulmin të enjten në orën 14:10 GMT, ishte aq i fuqishëm sa që tashmë shkaktoi interferencë në formë të valë të shkurtra radio mbi Afrikë dhe Evropë, në zonat përballë Diellit në kohën e shpërthimit.
Shpërthimi i fundit diellor i klasës X9.05 e ka origjinën nga një njollë diellore aktive e emërtuar AR3842, e cila tashmë ka qenë në qendër të vëmendjes së shkencëtarëve. Vetëm pak ditë më parë, më 1 tetor, i njëjti vend kishte prodhuar një flakërim X7.1.
Përveç aurorave të mundshme të bukura, shpërthimet diellore si X9.05 dhe nxjerrjet koronale shoqëruese mund të shkaktojnë ndërprerje në sistemet e komunikimit dhe navigacionit, GPS dhe komunikimet satelitore. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë probleme në rrjetet elektrike, veçanërisht në zonat më afër poleve, ku mbrojtja e magnetosferës është më e dobët.
Stuhia diellore më e fortë e regjistruar në histori quhet Carrington. Ajo ndodhi më 1 dhe 2 shtator 1859 nga një shpërthim masiv diellor, duke shkaktuar defekte në sistemet telegrafike në mbarë botën dhe aurora borealis, e cila zakonisht e dukshme vetëm në gjerësi të larta, mund të shihej edhe në rajonet tropikale.