Netanyahu: Kjo është një ditë historike
Bota
Lexohet për: 1 min.
Netanyahu: Kjo është një ditë historike
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka quajtur rënien e presidentit sirian Bashar al-Assad një "ditë historike" të shkaktuar nga sulmet izraelite kundër aleatëve të Assadit, Iranit dhe Hezbollahut në Liban.

Gjatë një vizite në zonën përgjatë kufirit me Sirinë, Netanyahu tha se për sigurinë e Izraelit, ai urdhëroi ushtrinë të pushtonte zonën tampon midis dy vendeve.

“Nuk do të lejojmë asnjë forcë armike të zërë vend në kufi”, tha kryeministri.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se vendimi për hyrjen e ushtrisë izraelite në zonën nën mbikëqyrjen e OKB-së është marrë për të mbrojtur komunitetet izraelite në lartësitë e Golanit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025