Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka vizituar shpellën e Gadimes për të cilën ka thënë se është një atraksion natyror i jashtëzakonshëm dhe potencial për zhvillim të turizmit.
Shpella e Gadimes, e cila gjendet në fshatin Gadime në afërsi të Lipjanit, është një tjetër bukuri natyrore që e karakterizon vendin tonë, si vend i pasuruar me bukuri të rralla. Shumë turistë gjatë vitit, shqiptarë dhe të huaj vijnë për ta vizituar këtë shpellë, bukuritë e së cilës nuk mund të gjenden në asnjë shpellë tjetër në botë, sepse janë të rralla dhe I përkasin vetëm asaj. Shpella e Gadimes është e lartë 1500 metra, ndërsa për vizitorët lejohen të shihen vetëm 1300 metrat e para të shpellës. Kjo sepse për pjesën tjetër të shpellës, akoma nuk janë bërë të mundshme kalimet. Kjo shpellë i ka tre kate, katin e parë që lejohet për vizitorët, katin nënujor dhe katin e sipërm.