Shpallet “Ylli i javës” në xhiron e 16-të në Superligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
superliga-futboll
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës ka ndarë çmimin “Ylli i Javës”. Ky çmim për javën e 16-të në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Suharekës, Lorik Boshnjakut.

Boshnjaku përveç se ishte truri i mesfushës në përballje me KF Llapi, shënoi edhe golin e katërt në mënyrë maestrale për skuadrën e tij, duke siguruar fitoren 4:0 dhe duke arkëtuar 3 pikë të reja për FC Suharekën.

Pasi mori këtë çmim, Boshnjaku u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës: “Ka qenë ndeshja më e fortë e kësaj jave, pavarësisht rezultateve që kemi pasur të dyja ekipet, por kjo u cilësua si ndeshje derbi. Ndeshja doli më e lehtë se sa kishim menduar, megjithatë e rëndësishme ishte të fitonim 3 pikët për të qenë më komodë.

Qëllimi i Suharekës është që të kemi sa më shumë rezultate pozitive, pasi jemi një klub i ri me ambicie të mëdha. Shpresojmë që këtë vit të jemi të paktën në Evropë dhe t'ia shpërblejmë kryesisë mundin dhe organizimin.

Ndjehem i vlerësuar nga Federata e Futbollit dhe dua t'i falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin teknik, sepse edhe ata kanë meritat e tyre.” – tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024