Shpallet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës
Lexohet për: 1 min.
superliga-ffk
2 vite më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare e kanë ndarë çmimin “Ylli i javës” edhe për këtë javë.

Epiteti i "Yllit të Javës" në xhiron e 35-të në Superligë i ka takuar futbollistit të Dukagjinit, Altin Merlaku. Kapiteni i Dukagjinit pati një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme në këtë edicion, duke qenë më i merituari për fitoren kundër Llapit, me rezultat 3:2.

Merlaku realizoi "Hat-Trick" në këtë takim, duke ia siguruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së Armend Dallkut në luftën për t'i ikur barazhit. Merlaku shënoi në minutat 25', 52' dhe 56', derisa u shqua me lojë kreative gjatë tërë ndeshjes. Kjo është hera e dytë në këtë edicion që Merlaku e fiton këtë çmim, pasi edhe në javën e 30-të ishte shpallur më i miri.

Një javë para përfundimit të kampionatit, Dukagjini ndodhet në pozitën e 5-të me 49 pikë, dy më shumë se Malisheva, e cila ndodhet në pozitën e tetë, që dërgon në barazh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024