Shpallet qyteti më i mirë për të jetuar
Lexohet për: 2 min.
fwqfwqfwq
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Raporti vjetor, i cili synon të tregojë se sa i këndshëm është një qytet, shqyrtoi 173 qytete në mbarë botën bazuar në 30 tregues të organizuar në pesë kategori stabilitet, kujdes shëndetësor, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë.

Ndërsa Vjena kryeson në katër nga këto kategori, një rënie më e vogël u regjistrua në kategorinë e kulturës dhe mjedisit për shkak të mungesës së ngjarjeve të mëdha sportive, sipas EIU.

Kjo është hera e katërt në gjashtë vjetët e fundit dhe hera e tretë radhazi që kryeqyteti i Austrisë është në vendin e parë, sipas të dhënave nga Economist Intelligence Unit (EIU).

Sipas raportit, indeksi i komoditetit të jetesës së EIU-së u rrit paksa vitin e kaluar pavarësisht rënies së stabilitetit dhe infrastrukturës në disa qytete në ekonomitë e përparuara. E gjithë kjo u kompensua nga përmirësimet në shëndetësi dhe arsim në qytetet në zhvillim.

Përveç Vjenës, listën e qyteteve më të mira për të jetuar e kryesuan Kopenhaga në vendin e dytë dhe Cyrihu në vendin e tretë, pasuar nga Melburni i Australisë, Calgary në Kanada, Gjeneva në Zvicër, Sidnej në Australi, Vankuveri në Kanada, Osaka në Japoni dhe Auckland në Zelandën e Re.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025