Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim lirues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Infrakos”. Të akuzuarit ishin të ngarkuar me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar. Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Gjykata ka shpallur aktgjykim lirues ndaj shtatë (7) të akuzuarve për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në rastin “Infrakos”
Prizren, 20 janar 2023 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda (trupi gjykues, Teuta Krusha– Kryetare, dhe anëtarët Raima Elezi, dhe Luan Berisha) ka shpallur aktgjykim LIRUES ndaj të akuzuarve:
I akuzuari N.K., në periudhën kohore 2014-2016 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe planifikimit Hapësinor pranë KK Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër në rastin konkret pronarëve të objekteve të ndërtuara rreth hekurudhës, e duke i shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret "InfraKos" me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që duke bërë tejkalimin e kompetencave ka lëshuar leje të ndërtimit për personin N.B., me datë 30.05.2014, lejen e ndërtimit të datës 21.05.2014 Për personin e quajtur A.H:, e duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale si Plani Rregullues Urbanistik i i dt. 18.10.2012 e cila është në kundërshtim me ligjin mbi Hekurudhat me nr. 04/L-063, posaçërisht me nenin 128 pika 1, 2 dhe 3 dhe nenit 129 pika 1, par.l.l, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij ligji, me ç' rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.
I akuzuari V.I., në periudhën kohore 2016-2017 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe planifikimit Hapësinor pranë KK Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër në rastin konkret pronarëve të objekteve të ndërtuara rreth hekurudhës, e duke i shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret ''InfraKos" me seli në Fushë Kosovë në atë mënyrë që duke bërë tejkalimin e kompetencave ka lëshuar leje të ndërtimit për firmën "..........." e lëshuar me datë 06.03.2017, lejen e ndërtimit të datës 03.05.2017 për personin e quajtur "...........", për lejen e ndërtimit të lëshuar me datë 29.11.2016 për personin e quajtur M.K., lejen e ndërtimit të dt.08.04.2017 për personin N.Th., e duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale si Plani Rregullues Urbanistik i i dt. 18.10.2012 e cila është në kundërshtim me ligjin mbi Hekurudhat me nr. 04/L-063, posaçërisht me nenin 128 pika 1, 2 dhe 3 dhe nenit 129 pika 1, par.1.1, 1.2, 1.3 dhe 1.4 të këtij ligji, me ç' rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.
I akuzuari B.K., sepse gjatë vitit 2012 në Prizren, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Inspektorit të ndërtimit pranë Drejtorisë për Inspektorat të KK Prizren, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalon kompetencat ose nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër si dhe duke shkaktuar dëm personit tjetër në rastin konkret "Infrakos" me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që duke bërë tejkalimin e kompetencave edhe pse ka qenë i caktuar për inspektimin e këtij ndërtimi ku objekti ka patur leje ndërtimi për 2+B+P+6 dhe gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka lejuar që të bëhet mbindërtimi pra edhe i katit të shtatë respektivisht tejkalimi i lejes së ndërtimit si dhe po njashtu ka qenë i njoftuar për uzurpimin të cilën pronar i ndërtesës - investitori ka bërë mbi pronën e Hekurudhave të "Infrakos" të gjitha këto veprime të bazuara në Planin rregullativ Urban (PRRU) i dt. 18.10.2012 e Cila është në kundërshtim të plotë me ligjin mbi Hekurudhat me nr. 04/L-063, me ç' rast pronën dhe patundshmërinë si dhe Infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.
I akuzuari A.Th., sepse gjatë vitit 2013 në Fushë Kosovë, duke punuar si person zyrtar në cilësinë e Krye shefit pranë "Infrakos"- Hekurudhat e Kosovës i zgjedhur në Janar të vitit 2012, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar nuk i përmbush detyrat zyrtare e me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete ose personin tjetër, shkakton dëm personit tjetër në rastin konkret "Infrakos" me seli në Fushë Kosovë, në atë mënyrë që nuk i përmbush detyrat zyrtare edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta, nuk ka vepruar sipas Ligjit mbi hekurudhat ku në nenin 128 par. 2 parashihet që punët mbrojtëse duke përfshirë edhe masat e parandalimit për veprimet e ndaluara - ndërtimet në apo afërsi të infrastrukturës hekurudhore, duke mos marrë pjesë në diskutimet publike për planin rregullativ urban për Komunën e Prizrenit ku është marrë edhe Plani rregullativ Urban (PRRU) i dt. 18.102012 e cila është në kundërshtim të plotë me ligjin mbi Hekurudhat me nr. 04/L-063 dhe duke vepruar me vonesë në parashtrimin e padive pranë gjykatave kompetente për mbrojtjen e pasurisë së "InfraKos", me ç' rast me këto mosveprime pronën, patundshmërinë si dhe infrastrukturën e hekurudhës në pjesën e Komunës së Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm të përgjithshëm material në shumën prej 104,674.61 Euro.
- Këso dore secili veç e veç kishte për të kryer veprën Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe 2, nënpar.2.2 të Kodit Penal të Kosovës
Pasi që nuk është provuar që kanë kryer veprat penale të të cilat akuzoheshin
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.