Shoqërohet në polici i dyshuari për ndezje zjarri në një depo në Fushë Kosovë
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se është shoqëruar në stacionin policor personi që dyshohet se nga pakujdesia kishte ndezur një zjarr i cili ka dal jashtë kontrollit dhe ka djegur depon me material shkollor në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar derisa është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Zjarri në objektin e depos kishte shpërthyer të dielën rreth orës 12:00 nën rrethana ende të pasqaruara.

https://kosovapress.com/ende-nuk-eshte-shuar-zjarri-ne-depon-ne-miradi-te-fushe-kosoves

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024