Shkon për të vjedhur, arrestohet 39-vjeçari nga Saranda - niset me urgjencë në Tiranë
Lexohet për: 1 min.
urgjenca Tirane
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një 39-vjeçar në Sarandë ka rënë në prangat e policisë shqiptare për vjedhje.

Në momentin e arrestimit ai ishte i pavetëdijshëm, për shkak të mbidozës së metadonit, sipas burimeve për Euronews Albania.

Bëhet fjalë për shtetasin Ermir Murto, i cili është gjetur nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja.

Policia shqiptare ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës ku ka rezultuar me mbidozë metadoni.

Ai pritet të niset me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Sipas policisë, qëllimi i 39-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit. Ai jetonte në fshatin Gjashtë, Sarandë. /EuronewsAlbania

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025