“Shkodra s’ra por është ngritur”, Beci: Do punoj për të gjithë shkodranët
Lexohet për: 2 min.
Beneti-150523
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shkodra, së bashku me Kamzën, përbën një nga befasitë më të mëdha të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Pas 30 vitesh, bastion të demokratëve, këto dy bashki do të udhëhiqen nga socialistët e Ramës.

Kandidati i PS-së, Benet Beci, mori mbi 60% te votave në Shkodër, ose 34470 vota, ndërsa kryetari tashmë në largim, Bardh Spahia, i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”, rreth 40% ose 22769 vota.

Në një konferencë për media pasditen e së hënës, Beci siguroi sot se, planet dhe projektet për zhvillimin e Shkodrës do të bëhen realitet.

https://kosovapress.com/admin/zgjedhjet-ne-shqiperi-kerkohet-reformimi-i-opozites/

Beci u shpreh se, besimi i qytetarëve është një obligim për të punuar për secilin prej tyre dhe për t’i shërbyer me përulësi çdokujt, pavarësisht ngjyrës dhe politikës.

“Sot jemi para një sfide të jashtëzakonshme për të bërë atë që kemi premtuar. Mirënjohje e veçantë për kryeministrin Rama. Mbështetja për planet dhe projektet që ne kemi shpalosur për Shkodrën, do të bëhen realitet. Ky është obligimi ynë”, tha ai.

Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht drejtuese politike e Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, falënderoi votuesit e këtij qarku për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Socialiste.

Ajo tha se Shkodra nuk ka rënë siç kanë deklaruar disa por do të ngrihet në një nivel të ri zhvillimi.

“Në Shkodër është bërë një fushatë që tejkalon çdo pritshmëri patjetër me përulësi, me një qasje të re ndaj bashkisë së Shkodrës, e cila, jo siç thonë disa mendjelehtësish apo shumë lehtësisht ‘ka rënë’, por në fakt Shkodra është ngritur dhe Shkodra do të ngrihet në një nivel të ri zhvillimi turistik dhe ekonomik”, tha Spiropali.

Në Qarkun e Shkodrës, Partia Socialiste fitoi edhe një tjetër bastion të demokratëve, bashkinë e Vaut të Dejës, ku fitues u shpall Kristian Shkreli, ndërsa triumfoi edhe Tonin Marinaj në Malësinë e Madhe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025