Shkencëtarët zbuluan 'virusin vampir', ky fenomen s’ishte i njohur deri tash
Lexohet për: 2 min.
virusi vampir
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ky fenomen i pazakontë u zbulua në një grup bakteriofagësh satelitorë që sulmojnë specien bakteriale Streptomyces.

Disa lloje të entiteteve virale, të njohura si "elemente gjenetike të lëvizshme" (MGE), mund të konsiderohen si format më të thjeshta të jetës. Midis tyre janë "acidet nukleike satelitore", të cilat janë pothuajse minimale.

Këto MGE nuk përmbajnë informacion për prodhimin e elementeve kyçe siç është kapsula, kështu që varen nga viruse të tjera për të prodhuar pajisjet e tyre.

Megjithatë, hulumtimi i kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Maryland në Baltimor, SHBA, zbulon se këto MGE sillen si "parazitë" ose "vampirë" të vërtetë.

Gjatë infektimit të një popullate qelizash bakteriale, shkencëtarët vunë re se acidet nukleike satelitore fjalë për fjalë "bashkohen" me viruse të tjera që i ndihmojnë ata.

​Burrit me Parkinson i vendoset implanti, tani ai mund të ecë 6 km pa probleme - KosovaPress

Ky fenomen nuk ishte i njohur deri atëherë, gjë që është një zbulim befasues për studiuesit.

"Askush nuk ka parë ndonjëherë një bakterofag - ose ndonjë virus tjetër - të ngjitet me një virus tjetër," tha biologu Tagide deCarvalho, autori kryesor i studimit.

Ky fenomen i pazakontë u zbulua në një grup bakteriofagësh satelitorë që sulmojnë specien bakteriale Streptomyces.

Ndryshe nga disa bakteriofagë të tjerë satelitorë, këta mund të krijojnë në mënyrë të pavarur "pajisjet" e tyre. Megjithatë, për shkak se atyre u mungon një mjet specifik për të thyer muret dhe membranat qelizore, ata duhet të mbështeten në viruse të tjera për të kryer këtë funksion, raporton Science Alert.

​Sa kohë nuk duhet të dilni jashtë pasi të keni larë flokët - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024