Lakuriqët-vampirë me të vërtetë thithin gjak, por kjo nuk i bën ata fqinjë të këqij.
Një studim i publikuar në revistën Science Advances pretendon të shpjegojë se si kjo racë specifike e lakuriqëve të natës, e gjetur në Amerikën jugore dhe qendrore, është i vetmi gjitar në Tokë që mund të përballojë vetëm një dietë gjaku.
Ata u bënë "Drakulla të gjalla", të cilët ushqehen natën me bagëti dhe kafshë të tjera, tha instituti Planck.
Ekzistojnë tre lloje lakuriqësh vampirë që mund të mbijetojnë pa ushqime të tjera si insektet, frutat, poleni ose mishi nga zvarranikët më të vegjël dhe amfibët. Studiuesja pranë Universitetit Tulane, Hannah K. Frank, e cila nuk ishte pjesë e studimit, tha për Associated Press se edhe në mesin e lakuriqëve të tjerë, lakuriqët vampirë janë "me të vërtetë të çuditshëm".