Shkelzen Kastrati: Besimi i qytetarëve, obligim për rezultate konkrete, vendimmarrje të drejtë dhe shërbim të ndershëm
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Shkelzen Kastrati: Besimi i qytetarëve, obligim për rezultate konkrete, vendimmarrje të drejtë dhe shërbim të ndershëm
Shkelzen
05/06/2026 - 16:50
Linku u kopjua

Kandidati i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, Shkelzen Kastrati, tha se besimi i qytetarëve është për të obligim për rezultate konkrete, vendimmarrje të drejtë dhe shërbim të ndershëm. Ai theksoi se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe drejtim të qartë.

Postimi i plotë:

Voto PDK – 125

Voto 44 – Shkelzen Kastrati

Të dashur qytetarë, angazhimi me njerëzit dhe për njerëzit ka qenë gjithmonë boshti i punës sime publike. Çdo përgjegjësi që kam marrë e kam ushtruar me seriozitet, transparencë dhe respekt, duke qenë i pranishëm në terren dhe i përkushtuar ndaj nevojave reale të qytetarëve. Besimi juaj për mua është obligim për rezultate konkrete, vendimmarrje të drejtë dhe shërbim të ndershëm.

Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe drejtim të qartë. Prandaj, këtë të diel, ejani me zë të sigurt dhe vendosmëri për të ardhmen që e meritojmë.

Së bashku, me përgjegjësi dhe punë të palëkundur, ecim përpara.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026