Shkatërrohet laborator droge në Prizren, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Shkatërrohet laborator droge në Prizren, kërkohet paraburgim për dy të dyshuar
03/04/2026 - 10:12
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, kanë realizuar një aksion gjatw ditws sw djeshme, ku është zbuluar dhe shkatërruar një laborator droge për kultivimin e bimës narkotike kanabis sativa në Prizren.

Sipas një komunikate, gjatë operacionit janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa janë asgjësuar rreth 300 bimë kanabis sativa të kultivuara në laborator.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit M.M. dhe I.M., në bashkëkryerje, pa autorizim kanë kultivuar bimë narkotike me qëllim prodhimin e një sasie të madhe droge dhe përgatitjen e saj për shitje.

Gjatë kontrollit janë sekuestruar mbi 700 vazo për kultivim, pajisje për ndriçim, ngrohje dhe ventilim (motorë, trafo, klimë, termostatë), thasë me dhe dhe preparate për rritjen e bimëve, si dhe libra udhëzues për kultivimin e kanabisit. Po ashtu, janë konfiskuar gjethe dhe bimë të dyshuara narkotike me peshë mbi 90 gram, 1.19 gram marihuanë dhe 0.41 gram kokainë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe pajisje shtesë laboratorike, përfshirë pompë spërkatjeje, matës të lagështisë dhe temperaturës, si dhe pajisje radiolidhjeje. Gjithashtu, është sekuestruar një armë zjarri me 29 fishekë, një veturë pa targa e tipit “Hyundai” dhe një furgon që dyshohet se janë përdorur për transportin e narkotikëve dhe pajisjeve.

Me këto veprime, të dyshuarit ngarkohen për veprat penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” dhe “Mbajtja e paautorizuar e armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të pandehurit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Prokuroria Themelore në Prizren thekson se mbetet e përkushtuar në luftën kundër kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026