Shkarkimi i kryetarëve, vetëm 203 qytetarë votuan deri në 15:00
Lexohet për: 1 min.
V elezi
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka dhënë detajet më të reja mbi procesin e votimit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Në një konferencë për media, zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi duke u mbështetur në të dhënat e pranuara deri më tani nga komisionet komunale të zgjedhjeve, ka bërë të ditur se procesi i votimit është duke vazhduar dhe se qendrat e votimit vazhdojnë të presin qytetarët me të drejtë vote. Elezi ka ftuar qytetarët e katër komunave në veri që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre që të marrin pjesë në procesin e votimit për t’u shprehur pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve në këto komuna. /A.Zogaj/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025