Opozita e Serbisë në Novi Sad, në vend që të mbajë konferencën e paralajmëruar në Kuvend, ka hyrë në bashkinë e qytetit dhe ka mbajtur qëndrimin se nuk ka ndërmend të largohet. Mirëpo, pas rreth gjysmë ore erdhi policia dhe i largoi ata jashtë.
Forcat e policisë hynë në godinë dhe me përdorim të herë pas hershëm të forcës dhe rrahjes të asamblistëve dhe deputetëve, i hodhën të gjithë jashtë bashkisë.
Pasi u larguan jashtë, opozita tentoi të hynte sërish në bashkinë, por policia e pengoi pas një sherri të shkurtër me asamblistët e opozitës.
Jo shumë kohë më vonë mbërriti xhandarmëria dhe e dëboi opozitën nga hyrja e bashkisë.Deputeti i opozitës nga Lëvizja Qytetarët e Lirë dhe profesori universitar Radivoje Jovoviq foli më herët nga Kuvendi i qytetit, i cili tha se disa deputetë qëllimisht kanë krijuar një diversion derisa të tjerët po hynin në bashki.
Me fjalë të tjera, ata thirrën një konferencë në Kuvend për të tërhequr vëmendjen në atë vend, ndërsa të tjerët hyjnë në bllokadë në një tjetër.
Punonjësit dolën jashtë dhe ndalën punën, ndërsa opozita vendosi një skaner dhe mobilje në hyrje që të mos hapej dera.