Osmani kujton heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka
Lajme
Lexohet për: 2 min.
473327208_907347401229833_8055788867011467170_n
5 orë më parë
Linku u kopjua

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar sakrificën e heronjve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Me rastin e 43 vjetorit të vrasjes së heronjve, Osmani bëri homazhe pranë përmendores së heroit Kadri Zeka, me ç’rast bëri thirrje që autorët që kryen vrasje të vihen para drejtësisë.

Osmani tha se edhe në këtë përvjetor nderohet sakrifica e tyre, për çka shtoi se “qysh atëherë i pamë në mënyrën më mizore përpjekjet e Serbisë për të ndaluar kauzën tonë kombëtare dhe rezistencën tonë kombëtare për liri”.

"Sot është 17 janari, ditë e dhimbshme për Republikën e Kosovës. Në këtë përvjetor, më shumë se 4 dekada më parë u vranë pabesisht në një atentat Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Sot jemi sikurse çdo vit në nderim të tyre, sepse qysh atëherë i pamë në mënyrën më mizore përpjekjet e Serbisë për të ndaluar kauzën tonë kombëtare dhe rezistencën tonë kombëtare për liri. Mirëpo, siç dihet asnjëherë regjimet e tilla hegjemoniste, regjimet gjenocidale nuk mund ta ndalin shpirtin e një populli të tërë për të jetuar të lirë. Edhe sot përkujtojmë me dhimbje sakrificën e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri. Njëkohësisht sot është edhe përvjetori i vrasjes makabre dhe atentatit ndaj Smajl Hajdarajt, i cili u vra fatkeqësisht pas luftës por po ashtu nga njerëz që ishin kundër lirisë së Kosovës. E përkujtojmë edhe atë me dhimbje dhe njëkohësisht bëjmë thirrje të vënë autorët para drejtësisë dhe institucionet tona të drejtësisë të bëjnë çmos në mënyrë që ata kryen këto vrasje edhe pasluftës të përballen me drejtësi", tha Osmani.

Më 17 janari 1982 u vranë në një atentat vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Atentati mbi vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka ka ndodhur në Untergrupenbach të Gjermanisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025