Shitja e Tonalit te Newcastle, rekord italian
Lexohet për: 1 min.
10-Tonali
1 vit më parë
Linku u kopjua

Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, Newcastle United ka arritur marrëveshje të plotë për të nënshkruar me Sandro Tonalin nga skuadra e Milanit.

Newcastle do të paguajë 70 milionë euro, të përfshira këtu edhe bonuset për ta kompletuar marrëveshjen siç dëshironte Milani, raporton KosovaPress.

Milani gjithashtu ka përfshirë edhe opsionin prej 10% fitim të shumës që Newcastle do ta arkëtonte në të ardhmen nga shitja e Tonalit.

Tonali ka arritur akord personal me Newcastle për një kontratë deri në qershor të vitit 2029. Paga e lojtarit është shtatë milionë euro plus dy milionë euro të tjera neto në vit.

Me transferimin e tij te Newcastle, Tonali bëhet shitja rekord në histori për një lojtar italian, shitja e pestë më e madhe në historinë e Serie A dhe shitja rekorde e Milanit – më shumë se Kaka.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025