Sheshet e kryeqytetit kanë marrë pamje festive për nder të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit.
Dekorimi i shesheve me flamuj kombëtarë i ka dhënë ngrohtësi fundit të nëntorit.Më 28 Nëntor bëhen 110 vjet që kur u shpall pavarësia e Shqipërisë.
Deri në arritjen e kësaj dite u bënë përpjekje gati 500 vjeçare që nga koha e Skënderbeut, kryengritjeve dhe lidhjeve të shumta të shqiptarëve për çlirim nga pushtuesi osman.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit më 1878, hapja e shkollës së parë shqipe në Elbasan më 1887, Lidhja e Pejës më 1899, dhe Kongresi i Manastirit më 1908, i kanë paraprirë shpalljes së pavarësisë në vitin 1912, në Vlorë. Krahas tyre edhe iniciativat e atëhershme diplomatike të rilindëseve tanë që angazhoheshin për çlirim nga osmanët, por edhe lufta ndaj popujve fqinje sllave të cilët kishin dhe vazhdojnë të kenë ‘apetite’ për trojet shqiptare.