Sherr dhe grushte në Kuvendin e Shqipërisë
Lexohet për: 1 min.
KUVENDI
1 vit më parë
Linku u kopjua

Seanca plenare e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ka nisur me përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës ku janë goditur me njëri-tjetrin Bledion Nallbati i Partisë Demokratike dhe atij të Partisë Socialiste, Vullnet Sina.

Nga ana e saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla u ka kërkuar deputetëve të Partisë Demokratike që të ulen në vendet e tyre dhe që seanca të zhvillohet normalisht, por ata kanë refuzuar kategorikisht duke mbledhur te foltorja.

Më pas njëri nga deputetët e opozitës, Bledion Nallbati ka shkuar drejt deputetit të PS-së, Vullnet Sina i cili ishte duke folur nga vendi të cilit i ka tërhequr mikrofonin dhe situata ka avraguar në përplasje fizike, duke u qëlluar me grushte mes tyre. Ndërkaq, Kuvendi ka marrë masa ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Bledion Nallbati duke e përjashtuar atë nga seanca.

Kjo seancë u thirr ditën e sotme pasi në seancën e fundit deputetët e opozitës nuk lejuan zhvillimin në kushte normale duke bërë që ajo të shtyhet./TVSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025