Çmimet e konsumit janë mesatarisht më të larta 1.1 për qind në dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë 2023, inflacioni mujor ishte 0.7% në dhjetor 2024, ndërsa norma mesatare vjetore e inflacionit për 2024 është 1.6 për qind.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), çmimet e konsumit shënuan rritje 0.7 për qind në dhjetor 2024 krahasuar me nëntorin 2024.
Ngritja e çmimeve është vërejtur te biletat e fluturimeve (10.8%), kafja, çaji dhe kakao (8%), pijet alkoolike (6.9%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (6.5%), shërbimet financiare (5.8%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5.3%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5.2%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (5.1%), pemët (4.8%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (4.6%), veshje (4%), kujdesi personal (3.7%), energjia elektrike (3.4%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (3,3%), duhani (2.7%), buka dhe drithërat (2.5%), shërbimet hoteliere (2%) dhe mishi (1.9%) me një ndikim të përbashkët 2 për qind në IHÇK.
Ndërsa rënie e çmimeve është vërejtur te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-4.4%) dhe blerja e automjeteve (-1.8%) me një ndikim të përbashkët -0.4 për qind në IHÇK.Ndërsa rënie kishte te lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (-8.3%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5.7%), pemët (-4.1%), blerja e automjeteve (-2.5%) dhe energjia elektrike (-2.2%) me një ndikim të përbashkët prej -0.9 për qind në IHÇK.
Çmimet e konsumit janë më të larta 0.7% në dhjetor 2024 krahasuar me nëntorin 2024, si rezultat i ngritjes së çmimeve te biletat e fluturimeve (25.4%), energjia elektrike (6.2%), perimet (2.5%), kafja, çaji dhe kakao (2.2%) dhe qumështi, djathi dhe vezët (1.3%) me një ndikim të përbashkët 0.8 për qind në IHÇK. Ndërsa rënie kishte te pemët (-2.5%) dhe pijet alkoolike (-1.2%) me ndikim -0.1 për qind në IHÇK.