Shënohet udhëtari i 3 miliontë në ANP “Adem Jashari”
Lexohet për: 1 min.
udhetarii
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ardit Alaj nga Deçani, i cili po udhëtonte për Gjermani, është udhëtari i 3 miliontë që ka udhëtuar  përmes  Aeroportit Ndërkombëtarë “Adem Jashari” në Prishtinë. Alaj me bashkëshorten e tij, kanë përfituar një udhëtim një javor në njërin nga hotelet e Rimakut në Turqi, dhe një befasi nga uni-free (freeshop).

Zëdhënësja e ANP “Adem Jashari”, Valentina Gara tha se Aeroporti sot ka arritur një moment historik të jashtëzakonshëm prej 3 milionë udhëtarësh.

“Para së gjithash, më lejoni që në emër të kompanisë të shpreh falënderimet tona për secilin prej jush, mysafirët  tanë të nderuar, udhëtarë e nderuar, stafi i përkushtuar, partnerët e përkushtuar të linjave ajrore dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë arritje të jashtëzakonshme. Së bashku, ne kemi bërë histori”, tha ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024