Shënohet katër vjetori i rënies së heroit Sami Thaçi
Lexohet për: 2 min.
416274630_943028730669082_333557965927582830_n
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Nën përkujdesjen e kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati sot u mbajt ceremonia përkujtimore me rastin e katër vjetorit të rënies së heroit Sami Thaçi, veteran i luftës dhe ish-zyrtar policor, i cili ra në krye të detyrës, në shërbim të vendit.

Në fjalën e rastit kryetari Kastrati tha se familja e heroit Sami Thaçi duhet të jetë krenare për birin e tyre që përmbushi detyrat madhore dhe kombëtare për luftën çlirimtare të Kosovës që u rreshtua si i ri bashkë me shokë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si dhe pas lirisë së Kosovës, mori detyra në policinë e Kosovës.

“Ai vazhdoi sigurinë, lirinë, jetën dhe lëvizjen e qytetarëve, kudo në territorin e Republikës së Kosovës si dhe me përkushtim mbrojti ligjshmërinë dhe kushtetueshmërinë e vendit, derisa ra edhe në krye detyrës për këto qëllime dhe parime njerëzore e shtetërore për qytetarët e vet”, përfundoi Kastrati.

Po në këtë ditë të rënies së heroit të Kosovës, Sami Thaçi, u përurua edhe vepra e autores, Fatmire Berisha, me titull “Heroi me dy Uniforma'', e cila përshkruan veprën e heroit.

Në këtë ngjarje, folën edhe Reshat Murseli, përfaqësues i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, Metush Kryeziu, nga shoqatat e dala  nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe autorja e librit Fatmire Berisha.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025