Shënohet ditëlindja e ish-presidentit Clinton, “Miqtë e Amerikës” mirënjohës ndaj kontributit të tij
Lexohet për: 2 min.
fejza
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Për nderë të 78 vjetorit të lindjes së presidentit të ShBA-së, Bill Clinton, mikut të madh të shtetit e kombit, shoqata "Miqtë e Amerikës", ka mbajtur aktivitet duke falënderuar për kontributin e tij ndaj Kosovës në kohët më të vështira.

Kryetari kësaj shoqate, Agim Rexhepi, derisa është shprehur mirënjohës ndaj presidentit Clinton, ka treguar për qëllimin e këtij aktiviteti.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Fejza, e cila po ashtu ka falënderuar presidentin, Bill Clinton për kontributin që ka dhënë ndaj vendit.

"Po ndihem e privilegjuar për këtë moment të bukur që më ofruat. Emri i presidentit, Bill Clinton tani është gdhendur në çdo zemër shqiptari. Në çdo ditëlindje të shtetit tonë ne e kujtojmë këtë mik të madh të shqiptarëve që ka ndihmuar në momentet më të vështira të popullit tonë", tha Fejza.

Bill Clinton (William Jefferson Clinton) lindi më 19 gusht të vitit 1946 në Hope, Arkansas, SHBA. Bill Clintoni është një politikan amerikan i cili shërbeu si President i 42-të i Shteteve të Bashkuara nga viti 1993 deri në vitin 2001.

Kujtojmë se, Bill Clintoni gjatë kohës së mandatit të tij si president i shtetit më të fortë në botë ndikoi në miratimin dhe realizimin e vendimeve të OKB-s për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.

https://kosovapress.com/bill-clinton-sot-feston-78-vjetorin-kjo-ishte-jeta-e-veshtire-e-tij

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024