Me shprehjet, "Autizmi është veçanti, nuk është uniformë", “Fëmijët me autizëm nuk ju injorojnë, ata presin të hyni në botën e tyre", "Autizimi thërret: Bëjeni Ligjin për Gjithëpërfshirje", fëmijët bashkë me kryeministrin Albin Kurti, përfaqësues të shoqatës “Autizmi” dhe përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, sot dekoruan pemën afër qeverisë, ku u shënua edhe Dita Ndërkombëtare e Vetëdijësimit për Çrregullimin e Spektrit të Autizmit.
Kryeministri Albin Kurti u zotua se do të punojnë më shumë për mbrojtjen, promovimin dhe jetësimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi.
Ai bëri thirrje institucioneve që të punësojnë sa më shumë persona me aftësi të kufizuar.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se duhet më shumë punë në këtë drejtim.