Abdixhiku: Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
471228254_10161261562972759_4432313160799289760_n
2 orë më parë
Linku u kopjua

Drejtues të Lidhjes Demokratike të Kosovës në 35 vjetorin e themelimit të kësaj partie kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shkruar se LDK nisi si aspiratë e popullit të Kosovës për liri, gjersa programi politik i saj, u shndërrua në projekt kombëtar të popullit të Kosovës.

“Ky projekt kulmoj me shtetin tonë, Republikën tonë. Ibrahim Rugova ishte dhe mbetet arkitekti i shtetit tonë, prijësi historik i lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci. Ai ishte njeriu që u qëndroi sfidave më të vështira të kohës me mençurinë, vizionin dhe qëndrueshmërinë që i karakterizojnë njerëzit e mëdhenj. Veprat e tij jetësore janë gurët themeltarë të Republikës sonë – një trashëgimi që na frymëzon dhe na udhëheq çdo ditë - ndërsa emri i tij është vlerë e patjetërsueshme e historisë së Kosovës.

LDK sot, me gjithë trashëgimtarët politik e idelogjik të rugovizmit, e ndjenë peshën e madhe historike të ndryshimit të domosdoshëm për realizimin në plotni të projektit tonë identitar të nisur 35 vite më parë. Kosova, shtet i pavarur e sovran, i anëtarësuar në NATO e BE, e me miqësi të përheshme me SHBA-të; ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot dhe padyshim do të jetë dhe misioni ynë nesër”, ka shkruar ai.

Urime 23 dhjetori!

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024