Shënohet 20-vjetori i Degës së Infermierëve, vlerësohen si boshti i sistemit shëndetësor
Lexohet për: 3 min.
345084285_196037233255019_3995296486519076819_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Infermierët janë heronjtë e padukshëm dhe falë tyre janë përmirësuar shërbime shëndetësore në Kosovës. Kështu u tha sot në konferenca Ndërkombëtare të Infermierisë të organizuar me rastin e  20-vjetorit të themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha shprehu mirënjohen ndaj infermierëve për punën dhe angazhimin e tyre gjatë periudhës së pandemisë dhe vaksinimit anti-COVID.

Ai theksoi se po punojnë që stafi infermieror të jetë pjesë e çdo plani legjislativ.

https://kosovapress.com/admin/infermieret-te-pakenaqur-me-koeficientin-paralajmerohet-ikje-e-madhe-e-tyre/

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi u shpreh se infermieria është boshti i sistemit shëndetësor dhe se infermierët janë heronjtë e padukshëm.

“Infermieria është boshti i sistemit tonë të kujdesit shëndetësor, një profesion i lartë që prek jetën e shumë individëve në momentet e tyre më të  dobëta. Infermierët janë heronjtë e padukshëm që punojmë padyshim ofrojnë ngushëllim mbështetje dhe shpresë për pacientët dhe familjet e tyre. Ata janë trupi i ndjeshmërisë dhe përkushtimit dhe është përmes angazhimit të tyre të pandërprerë që ne mund të vazhdojmë të përmirësojmë cilësinë e kujdesitë dhe rezultatet e pacientëve”, tha ai.

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë pranë UP-së, Suzana Manxhuka-Kërliu theksoi se me themelin e kësaj dege të infermierisë tash e 20 vjet është fuqizuar sistemi shëndetësor i Kosovës.

Ajo tha se ky program ka kurrikulë që përputhet me standardet evropiane.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku u shpreh se në shëndetësi barrën kryesore e bartin infermierët.

Ajo tha se si deputete po angazhohet për përmirësimin e kushteve për stafin infermieror, por edhe për të parë mundësitë që të ndalet eksodi i infermierëve jashtë vendit.

https://kosovapress.com/admin/%e2%80%8bkurti-ne-gjinekologji-dhe-neonatologji-mirenjohje-per-mjeket-dhe-infermieret-ne-krye-te-detyres/

Në këtë konferencë ndërkombëtare, e cila do të jetë tërë ditore, në shënim të 20-vjetorit të themelimit të Degës së Infermierisë, në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë do të shpalosen punime të ndryshme shkencore nga ekspertë të kësaj fushe, por edhe punime të studentëve./B.Ibishi/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024