Shenjëtari Drilon Ibrahimi përmirëson rekordin personal në Grand Prix
Lexohet për: 1 min.
drilon Ibrahimi
1 vit më parë
Linku u kopjua

Drilon Ibrahimi po e përfaqëson Kosovën në Grand Prix që po mbahet në Osijek të Kroacisë.

Në paraqitjen e tij ai ka përmirësuar rekordin personal dhe shtetëror në gara ndërkombëtare në plus katër pikë, raporton KosovaPress.

Ai ka thënë se një sukses i tillë do ta motivojë edhe më shumë duke i synuar finalet e këtij turneu.

“Grand Prix Osijek Kroaci 18-22 janar 2023. Garë në të cilën u ndjeva shumë mirë dhe e përmirësova rekordin personal e shtetëror në gara ndërkombëtare me +4 pikë, nga 608.8 në 612.8. Kjo me jep më shumë vullnet të punoj fort e të arrij finalet.”, ka shkruar Ibrahimi në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025