Shembja e kulmit, Rama kërkon hetimin e plotë të rastit
Lexohet për: 2 min.
Kulmi
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka kërkuar sot nga organet kompetente që të hetojnë në tërësi rastin e shembjes së kulmit të objektit të komunës së re dhe të marrin të gjitha masat dhe veprimet në pajtim me ligjin.

Sot në ndërtesën e komunës së re, e cila ndodhet në lagjen “Arbëria”, për shkak të erërave të forta, ka kolapsuar një pjesë e kulmit, ku për pasojë një person është lënduar dhe tani është nën kujdes mjekësor.

“Menjëherë kam kontaktuar me familjarët e të lënduarës për t’iu qëndruar pranë në këto momente. Lutemi për shërimin e saj të shpejtë dhe të plotë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica tha gjatë ditës se në ndërtesë nuk ka pasur punime, derisa shtoi se pas këtij rasti, objekti është mbyllur dhe punëtorët janë liruar në shtëpi, ndërkaq institucionet po kryejnë punën e tyre në hetimin e rastit.

Ai tha se shprehin keqardhje dhe bashkë ndjejnë me vajzën, e cila mbeti e lënduar si pasojë e këtij incidenti.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, theksoi se janë dëmtuar disa vetura, të cilat sipas tij mund të jenë të qytetarëve, derisa shton se të gjitha dëmet do të kompensohen në bazë të ligjit në fuqi, porse duhet të bëhet vlerësimi.

Ndërsa, nga Qendra Emergjente në QKUK për KosovaPress kanë thënë se pacientja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se gjendja e saj është në rrezik për jetë. Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se pacientja pritet të dërgohet në Mjekimin Intensiv Qendror për të vazhduar trajtimin shëndetësor.

Kulmi i komunës së re të Prishtinës u rrëzua nga erërat e forta, dëmet do të kompensohen • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024