Kulmi i komunës së re të Prishtinës u rrëzua nga erërat e forta, dëmet do të kompensohen
Lexohet për: 2 min.
416370167_3943204025997242_6973169216457368579_n
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulëzim Fushtica tha se sipas hetimeve preliminare nga Policia e Kosovës dhe inspektorët e emergjencave, kulmi i ndërtesës së Komunës së re kanë rënë si pasojë e erërave të forta.

Në një prononcim për media, Fushtica tha se në këtë ndërtesë gjatë kësaj kohe nuk ka pasur punime, derisa shtoi se pas këtij rasti, objekti është mbyllur dhe  punëtorët janë liruar në shtëpi, ndërkaq institucionet po kryejnë punën e tyre në hetimin e rastit.

Ai tha se shprehin keqardhje dhe bashkë ndjejnë me vajzën, e cila mbeti e lënduar si pasojë e këtij incidenti.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, theksoi se mund të konfirmojnë se në momentin që ka ndodhur rasti nuk pasur punëtorë duke punuar në ndërtesë apo në kulm.

Ai shtoi se janë dëmtuar disa vetura, të cilat sipas tij mund të jenë të qytetarëve, derisa shton se të gjitha dëmet do të kompensohen në bazë të ligjit në fuqi, porse duhet të bëhet vlerësimi.

Ndërkaq, nga Qendra Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)  për KosovaPress kanë thënë se pacientja ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe se gjendja e saj është në rrezik për jetë.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla tha se pas ekzaminimeve pacientja pritet të dërgohet në Mjekimin Intensiv Qendror për të vazhduar trajtimin shëndetësor.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës./Z.Zeneli/

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024