Shembet shkolla në Nigeri, raportohet për viktima
Lexohet për: 2 min.
y554
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Disa nxënës të shkollave të mesme kanë humbur jetën në Nigerinë qendrore të premten kur një ndërtesë shkolle u shemb teksa po ndiqnin mësimet, sipas shërbimeve të urgjencës të vendit.

Rasti ka ndodhur në shkollën Saint Academy, në qytetin Jos. Shirat e dendura kanë goditur Jos ditëve të fundit, dhe më shumë stuhi dhe reshje priten në javën e ardhshme.

Një dëshmitar okular, Hosea Donald, 41-vjeç, tha se ai dhe kalimtarët e tjerë kishin nxjerrë trupat e tetë nxënësve që vdiqën nga shembja dhe se rrugët e dëmtuara po e bënin vendin të vështirë për t'u arritur për ambulanca.

"Unë njoh gjashtë njerëz që ishin në shkollë këtë mëngjes dhe kam dëgjuar vetëm nga dy," tha Rejoice Pamju, 21-vjeç, pasi u kthye në shtëpi nga ndërtesa e shembur.

Eugene Nyelon, zyrtar i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Emergjencave, nuk pranoi të jepte një numër të saktë të viktimave apo personave të mbetur nën rrënoja, duke thënë se operacioni i shpëtimit ishte në vazhdim.

Dorcas Ison, një punonjës i kujdesit shëndetësor në Spitalin Shtetëror Plateau, tha se 10 persona ishin shpallur të vdekur në spital dhe 10 persona po merrnin trajtim qe nga mbrëmja e së premtes.

Nigeria ka numrin më të madh të shembjeve të ndërtesave në Afrikë, sipas Farouk Salim, drejtori i përgjithshëm i agjencisë rregullatore publike të vendit. Më shumë se 220 ndërtesa u regjistruan të jenë shembur gjatë katër dekadave të fundit, me 60 për qind të incidenteve në Lagos.

Shkaqet e shembjeve janë materiali ndërtimor me cilësi të ulët, testimi i dobët i tokës gjatë ndërtimit, si dhe mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e dobët, thonë ekspertët e repartit dhe të tjerë të ndërtimit. /NYT

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024