Përmbyllet dhënia e titujve të pronësisë në Himarë, Rama: Ky proces nuk ka qenë i lehtë
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Përmbyllet dhënia e titujve të pronësisë në Himarë, Rama: Ky proces nuk ka qenë i lehtë
4 orë më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ishte sot në Himarë, ku u përmbyll sipas zotimit të marrë, dhënia e titujve të pronësisë për shtëpitë e trashëguara.

“Sot jemi këtu për të përmbyllur atë që morëm përsipër bashkë me Vangjelin që brenda vitit të gjitha shtëpitë e trashëguara të kenë tapinë dhe të jenë të hipotekuara”, u shpreh Rama.

Kryeministri i Shqipërisë theksoi se ky proces nuk ka qenë dhe nuk është aspak i lehtë.

Po ashtu, Rama theksoi se do të vazhdohet me AMTP-të, që janë një tjetër sfidë më vete si rezultat i problematikës që e ka, pasi zona e Himarës, ashtu si dhe disa zona të tjera të Shqipërisë kanë pasur probleme të trashëguara si rezultat edhe i mungesës së azhornimeve dhe shumë mbivendosjeve.

Kryeministri vlerësoi se “merita e meritave në këtë punë i takon vetëm Vangjel Tavos”.

“Kemi bërë në 6 muaj pak a shumë atë që pritej prej shumë vitesh dhe kemi arritur që gjithë bazën e punës së bërë në kohën e mëparshme ta shfrytëzojmë për t’i dhënë një ritëm të jashtëzakonshëm procesit”, shtoi Rama.

Kryeministri Rama siguroi se “ashtu siç u bë realitet së bashku me kryetarin e bashkisë mbyllja e këtej procesi, ashtu do të bëhet realitet dhe për mbyllja e procesit të AMTP-ve”.

Rama po ashtu u tha banorëve të Himarës se me kryebashkiakun Vangjel Tavo zgjidhin hallet e tyre. “Keni kapur Vangjelin e duhur, mos e lëshoni se po qe për punë një Vangjel ka kjo zonë. Po qe për sherr është një Vangjel tjetër, atë mbajeni larg”, u shpreh Rama./ATSH/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024