Kurti për zëvendësministrin e ri të MINT, “ende nuk kemi arritur të shqyrtojmë krejt çka po thuhet”
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur sot për lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Resul Makreshi. Sipas Kurtit se pozita e tij e punës ka qenë pjesë e marrëveshjes së koalicionit të  LVV-së dhe PDAK.

Rreth emërimit të Agim Hysenit si zëvendësministër i ri në MINT, ka reaguar sot  Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës, e cila ka shprehur shqetësimin e saj, për veprimin e kryeministrit Kurti. Përmes një komunikate për media, kjo parti thotë se Hyseni “ishte i dënuar dhe i burgosur për keqpërdorim fondesh”.

Kurti në konferencën e thirrur për media u pyet lidhur me këto reagime, ndërkaq u kundërpërgjigj duke thënë se nuk është arritur të shqyrtohet çka po flitet, por nëse sipas tij është lajm i vërtetë, atëherë do të merren masa.

“Me partinë e cila i përfaqëson ashkalinjtë në Kuvendin e Republikës dhe në qeverinë tonë, unë jam në koalicion, prandaj zëvendësministri nga radhët e tyre është si emër i veçantë pjesë e marrëveshjes sonë të koalicionit. Tash, ne ende nuk kemi arritur ta shqyrtojmë krejt çfarë thuhet për zëvendësministrin e ri, por kur ta bëjmë këtë do ta marrim veprimin apo vendimin adekuat”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri Murati i pyetur për ligjin e punës që nuk ka arritur të miratohet këtë vit pavarësisht premtimeve, shtoi se parashihet të bëhet një ndryshim plotësim para se të shkohet me aplikimin e të gjithë direktivave të BE-së.

Ndërkaq, arsyeja pse po vonohet kaq shumë, Murati ka theksuar se është çështja e lehonisë dhe pushimit prindërorë, gjë për të cilën po parashihet të krijohet një institut i ri, i cili do të bëjë menaxhimin e një fondi të ri në të cilin do të bëhen pagesat për përfitimet e sigurimeve shoqërore.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025