Sheikët e Al-Hilal zbarkojnë në Francë për Mbappen
Lexohet për: 1 min.
7-Mbappe
1 vit më parë
Linku u kopjua

Al-Hilal rrit presionin për të marr Kylian Mbappen në Arabinë Saudite. Oferta prej 300 milionë euro e dorëzuar në Paris Saint-Germain tashmë është pranuar nga presidenti Nasser Al-Khelaifi, pjesa më e vështirë e operacionit mbetet për të bindur sulmuesin e lindur në viti 1998.

Dhe pikërisht për këtë arsye, raporton Fabrizio Romano , një delegacion nga klubi i Pro Ligës Saudite është në Paris këtë javë: qëllimi është t'i shpjegohet në mënyrë direkte lojtarit projekti, përcjellë KosovaPress.

Mision shumë i komplikuar, pavarësisht se në lojë është një marrëveshje totale prej një miliardë eurosh. Pra 300 milionë për kartën e lojtarit dhe 700 milionë vetëm për Mbappé, 200 nga angazhimi i pastër, ndërsa 500 të tjera nga të drejtat e imazhit dhe të ardhurat komerciale. Të gjitha për vetëm një vit, sepse Kylianit do t'i garantohej mundësia për t'u larguar nga Al-Hilal dhe Arabia Saudite pas vetëm një viti, në vitin 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025