Mediat në Itali raportojnë se pronarët e Romës janë duke negociuar shitjen e mundshme të klubit tek disa investitorë nga Arabinë Saudite.
“La Repubblica” detajon se është zhvilluar një takim që përfshinte kreun e departamentit ligjor të “Giallorossëve” në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad të martën. Aty u diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë sponsorizimin e sezonit të Riadit, por biseda shkoi më thellë.
Dy grupe të ndryshme janë të interesuar të blejnë Romën nga Dan Friedkin – Fondi i Investimeve Publike në pronësi të qeverisë, i cili tashmë zotëron Neëcastle United, dhe një investitor privat Turki Alalshikh, i cili është një këshilltar mbretëror dhe president i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit, përcjellë KosovaPress.
Në këtë fazë, Friedkins shpresojnë të hyjnë në një partneritet me një nga dy grupet saudite, duke dashur të mbeten nën kontrollin e Romës, por të dy PIF dhe Alalshikh duan 100% të aksioneve të klubit, duke përgatitur oferta prej rreth 900 milionë euro plus 300 milionë të lidhura me ndërtimin e stadiumit të ri.