Shefja e UNMIK-ut bën thirrje për qetësi dhe angazhim për dialog
Lexohet për: 1 min.
Caroline Ziadeh
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka përcjellë diskutimet në Bruksel dhe shpreh keqardhjen që nuk është arritur marrëveshje për tejkalimin e ngërçit aktual mbi targat ilegale.

Ziadeh thekson nevojën për të shmangur çdo përshkallëzim që mund të destabilizojë situatën në terren, të çojë në pasoja të padëshiruara dhe të rrezikojë përfitimet e fituara me vështirësi të dekadës së fundit.

"Dialogu dhe kompromisi janë themeli i çdo plani për paqe të qëndrueshme," tha PSSP Ziadeh, duke bërë thirrje për udhëheqje të përgjegjshme dhe përkushtim të vërtetë ndaj dialogut të lehtësuar nga BE.

“Bisedimet duhet të vazhdojnë me mirëbesim në mënyrë që trajektorja aktuale të kthehet në të kundërt”, tha ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024