Shefi i OSBE-së, Michael Davenport ka reaguar ndaj organizimit të vrasjes së Liridona Ademaj nga bashkëshorit i saj, ku janë të përfshirë edhe dorasi me inicialet G.P dhe i dyshuari tjetër, pjesëtar i FSK-së me inicialet KK.
Davenport ka shkruar në X, se janë të tmerruar nga një rast tjetër brutal i vrasjes së gruas në afërsi të Prishtinës, ndërsa shënohet 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës në familje.
Seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli, i cili dyshohet se e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, personit me inicialet G.P, që sipas prokurorisë është dorasi, si dhe të dyshuarin tjetër me iniciale K.K., i cili është pjesëtar i FSK-së, do të mbahet nesër në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Sipas një burimi të KosovaPress-it, në seancën e paradites, të akuzuarve, dy nga ta që tanimë kanë pranuar fajësinë, pritet të vendoset për një muaj paraburgim.