Shefi i BE-së në Kosovë takohet me Kurtin, ja çka diskutuan
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Shefi izyrës së Bashkimit Evropian(BE) në Kosovë, Aivo Orav ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media në faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në rrjetin social Facebook.

Ambasadori Orav i ka shprehur kryeministrit Kurti, gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës drejt avancimit të raporteve me Bashkimin Europian

“Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024