Shefi ekzekutiv i Bayernit e bën zyrtare transferimin e Kepas te Reali
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga ishte shumë afër që t’i bashkohet Bayern Munichut, por që në fund ndërroi mendje.

Pas lëndimit të Thibaut Courtois, Reali u detyrua që të kërkojë për një portier në merkato, dhe atë e ka gjetur tani te Chelsea, raporton KosovaPress.

Reali dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për huazimin e Kepas deri në fund të këtij sezoni, gjë që e ka detyruar tani Bayernin të kthejë kokën te portierë të tjerë.

Ndërkaq, edhe pse ende nuk është zyrtare, shefi ekzekutiv i Bayernit, Jan-Christian Dreesen e ka konfirmuar se Kepa ka zgjedhur Realin.

“Ne ishim shumë afër për të mbyllur këtë marrëveshje dhe në fakt donim që ta prezantonim Kepan sot. Por, ai vendosi t’i bashkohet Real Madridit. Ai është spanjoll kështu që Kepa vendosi të pranojë ofertën e Realit”, tha Dreesen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024