SHBA tenton të hapë Ngushticën e Hormuzit me forcë, Emiratet sulmohen nga Irani
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
SHBA tenton të hapë Ngushticën e Hormuzit me forcë, Emiratet sulmohen nga Irani
Hormuz
05/05/2026 - 11:02
Linku u kopjua

Ushtria amerikane tha se ka goditur forcat iraniane dhe ka fundosur gjashtë anije të vogla që po synonin anije civile gjatë një operacioni për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Po ashtu, Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan se janë sulmuar nga Irani për herë të parë që nga armëpushimi i brishtë në prill.

Sipas Emirateve, mbrojtja ajrore ka interceptuar 15 raketa dhe 4 dronë iranianë, ndërsa në Fujairah një dron shkaktoi zjarr në një objekt nafte, duke plagosur tre persona. Edhe Britania raportoi dy anije mallrash në flakë pranë brigjeve të Emirateve.

Sipas AP, Irani nuk e ka konfirmuar sulmin, por ka paralajmëruar SHBA-në dhe Emiratet që të mos përfshihen sërish në përshkallëzim. Zyrtarë iranianë thanë se nuk ka pasur plan për të goditur Emiratet dhe akuzuan SHBA-në për “aventurizëm ushtarak”, përcjell KosovaPress,

Ngushtica e Hormuzit mbetet pikë strategjike për energjinë globale, ndërsa tensionet rreth saj rrezikojnë të përshkallëzojnë sërish konfliktin në rajon.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026