SHBA shton 3 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Lexohet për: 1 min.
ushtarake
1 vit më parë
Linku u kopjua

Qeveria amerikane po i siguron Ukrainës rreth 3 miliardë dollarë më shumë ndihmë ushtarake për të ndihmuar Kievin të zmbrapsë sulmet nga Moska.

”Është paketa më e madhe e vetme e këtij lloji deri më sot”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.

Ajo theksoi se ”më shumë informacion se çfarë është në paketë do të jepen gjatë ditës”.

Shtëpia e Bardhë ka treguar tashmë se paketa do të përfshijë automjete luftarake të këmbësorisë Bradley, siç u njoftua të enjten pas një bisede telefonike midis presidentit amerikan Joe Biden dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz./atsh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025